Bëhuni gati, po vijnë tri super ndeshje (FOTO)

Adhuruesit e futbollit i pret një vikend me tri ballafaqime jashtëzakonisht interesante.

Sport

11/09/2015 17:31

Fundjava do të jetë mjaft e pasur, sa i përket programit sportiv.

Për adhuruesit e futbollit, e shtuna dhe e diela do të sjellin duele interesante nga të cilat veqohen këto tri.

Të shtunën mbrëma në ora 20:30 në Vicente Calderon ndeshen Atletico Madrid dhe Barcelona.

Por, para këtij dueli nga ora 18:30 mund ta përcillni takimin mes Manchester United dhe Liverpool në kuadër të Premierligës.

Kurse, të dielën mbrëma në ora 20:30 zhvillohet derbi i qytetit, Inter – Milan në Serie A.