Behrami në Hamburg

Valon Behrami do t’i bashkohet Hamburgut. Ylli kosovar nuk është më futbollist i Napolit pasi ka arritur marrëveshje për transferim te klubi nga Bundesliga.

Sport

31/07/2014 00:54

Valon Behrami përshëndetet nga Italia dhe Serie A. Napoli ka arritur marrëveshje me Hamurgun për shitjen e mesfushorit kosovar.

Behrami besohej se preferonte qëndrimin në Itali, pas interesimit të vazhdueshëm nga Inter.

Mirëpo, ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë te Hamburg, ka njoftuar Gianluca di Marzio, gazetar i Sky Sport.

Napoli nga shitja e Behramit do të përfitojë rreth 4-5 milionë euro. Reprezentuesi i Zvicrës do të niset drejt Bundesligës, ku e pret Hamburg.