Behrami ia prenë flokët yllit të Zvicrës që po flinte në gjumë (VIDEO)

Valon Behrami po përkujdeset që të dhuroi momente gazmore në grumbullim te Përfaqësuesja e Zvicrës.

Sport

25/05/2017 19:35

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, së bashku me disa shqiptarë tjerë, janë ftuar nga Zvicra, për ndeshjen miqësore më 1 qershor ndaj Bjellorusisë dhe ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ ndaj Ishujve Faroe në udhëtim më 9 qershor.

Në përgatitjet për këto ndeshje, nuk po mungon humori mes lojtarëve.

Behrami ka vendosur të “merret” pak me talentin Embolo, të cilit ia ka prerë flokët derisa ky i fundit po flinte./Lajmi.net/