Befason Cuadrado, i afrohet Romës

Juan Cuadrado mund të largohet nga Fiorentina, por do të mbetet në Serie A. Roma ka ringjallur interesimin për transferimin e tij.

Sport

17/01/2015 11:17

Roma është e gatshme të bëjë përpjekje të reja për transferimin e mesfushorit ofanziv të Fiorentinës, Juan Cuadrado.

Sipas “Sport Mediaset”, Giallorossët kanë ringjallur interesimin për yllin kolumbian, i cili ka qenë objektiv i tyre edhe në verën e vitit të shkuar.

Cuadrado në muajt e fundit është përmendur si objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin dhe Barcelonën, mirëpo, Roma është e gatshme që ta mbajë në Serie A, duke e transferuar nga Fiorentina, në fund të këtij sezoni.