Befasia e verës, Gabriel Jesus te Barcelona?

Sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus kërkohet nga skuadra e Barcelonës.

Sport

27/06/2018 11:44

Gabriel Jesus ka zgjuar interesim nga La Liga.

“Sky Sports News” ka njoftuar se sulmuesi brazilian është objektiv i madh, i ekipit të Barcelonës.

Klubi katalan kërkon një sulmues pas dështimit për blerjen e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Objektiv i ri është ylli i Manchester Cityt dhe Kombëtares braziliane. /Lajmi.net/