Befasi e madhe: Sanchez po kalon te Interi

Alexis Sanchez po e shijon sezonin e fundit te Manchester United.

Merkato

17/02/2019 22:14

Manchester United po përgatitet që ta shet Alexis Sanchezin në afatin e verës.

Paga e lartë dhe performanca e tij e dobët, ka bërë që skuadra angleze ta kërkojë shitjen e kilianit, përcjell lajmi.net.

Inter është i gatshëm që të paguajë 50 milionë euro për transferimin e Sanchezit.

Skuadra italiane ka filluar bisedimet me Manchester United për transferimin e kilianit, ndërsa marrëveshja mund të mbyllet në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/