Befasi e madhe në grupet e Ligës së Kampionëve

Sezoni 2016/17 është mbyllur thuajse në të gjitha kampionatet europiane, teksa janë përcaktuar një pjesë e madhe e ekipeve që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Sport

22/05/2017 11:28

Bayern, Chelsea, Juventus dhe Monaco, të cilat janë shpallur kampion në vendet e tyre do të jenë kokë grupi, ndërkohë që Barcelona, Atletico Madrid dhe PSG janë vetëm tri nga ekipet e mëdha që kanë përfunduar në vazon e dytë.

Më poshtë mund të shikoni ekipet në vazon e parë dhe të dytë, pasi vazo e tretë dhe e katërt ka shumë dilema për shkak të raundeve parakualifikuese.

VAZO 1
Real Madrid
Bayern Munich
Chelsea
Juventus
Benfica
Monaco
Spartak Moscoë
Shakhtar Donetsk

VAZO 2
FC Barcelona
Atletico Madrid
PSG
Borussia Dortmund
(nëse kualifikohet në raundin e katërt)
Manchester City
Porto
? E pacaktuar

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6