Beckham: Totti, ky është pendimi im i madh

David Beckham ka qenë shumë afër transferimit te Roma.

Sport

26/05/2017 12:16

Anglezi ka deklaruar që ka pasur dëshirë të luajë me Francesco Tottin në skuadër.

“Kam qenë shumë afër kalimit te Roma. Arsyeja e vetme ishte Francesco Totti. Doja të luaja me të në një skuadër”, deklaroi Beckham për faqen zyrtare të Romës, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai ka thënë fjalë të mëdha për kapitenin e Romës, që ka konfirmuar largimin nga ekipi. /Lajmi.net/