Bayerni shpërblen Danten

Bayern Munich ka vendosur të shpërblejë qendërmbrojtësin Dante për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në skuadrën e trajnerit Pep Guardiola. Reprezentuesi brazilian pritet të vazhdojë kontratën me gjigantin bavarez, pasi marrëveshja aktuale e tij me kampionin e Evropës dhe Gjermanisë, vlen deri më 2016. Por, sipas Tz.de, drejtuesit e Bayern Munichut kanë vendosur t’i ofrojë…

Sport

08/03/2014 07:55

Bayern Munich ka vendosur të shpërblejë qendërmbrojtësin Dante për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.

Reprezentuesi brazilian pritet të vazhdojë kontratën me gjigantin bavarez, pasi marrëveshja aktuale e tij me kampionin e Evropës dhe Gjermanisë, vlen deri më 2016.

Por, sipas Tz.de, drejtuesit e Bayern Munichut kanë vendosur t’i ofrojë Dantes një kontratë të re me të cilën ai do të konfirmonte të ardhmen e tij në Allianz Arena.

Dante, gjatë afatit kalimtar të janarit ishte përmendur si objektiv i disa klubeve rivale evropiane përfshirë Manchester Unitedin.

Mirëpo, Bayern Munich duket se nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e tij. Dante do të vazhdojë të jetë shtyllë në mbrojtjen e Guardiolës.