Bayerni ishte gati të flinte

Qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, Mehdi Benatia ka thënë se futbollistët e gjigantit bavarez gati sa nuk i zuri gjumi gjatë ndeshjes me CSKA Moskën për shkak të atmosferës së zymtë.

Sport

01/10/2014 13:12

Mehdi Benatia ka thënë se futbollistët e Bayern Munichut gati sa nuk i zuri gjumë gjatë ndeshjes kundër CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra ruse ishte e dënuar nga UEFA me dyert e mbyllura në tribunat kryesore të stadiumit për shkak të fyerjeve raciste, dhe dueli u zhvillua në një atmosferë të zymtë.

“Ishte më me rëndësi të mos flinim në një atmosferë të tillë. Por, është mirë që fituam”, deklaroi Benatia, përforcim i ri i Bayernit i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Roma.

Në xhiron e tretë, Bayern viziton Romën më 21 tetor në kërkim të fitores së tretë të njëpasnjëshme.