Bayerni e deklason Dortmundin në derbin e javës në Bundesligë

Bayern Munich e ka fituar derbin e javës në Bundesligë.

Sport

04/11/2017 20:22

‘Bavarezët’ kanë vërtetuar edhe një herë se kanë rikthyer formën e mirë duke e mposhtur 1-3 në udhëtim skuadrën e Borussia Dortmundit.

Robben në minutën e 17’ i dha epërsinë e parë Bayernit, ndërsa Lewandowski në minutën e 37’, me një gol të bukur me thembër dyfishoi epërsinë në 0-2.

Golin e tretë për Bayernin, e shënoi mbrojtësi David Alaba në minutën e 67.

E gjitha që bëri Dortmund, ishte një gol nga Bartra në minutën e 88’./Lajmi.net/