lajmi.net

Bayern shpërblen Robbenin

Arjen Robben ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës së tij në klub deri më 2017. Ylli holandez ishte i lidhur me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2015 por palët tashmë një kohë të gjatë kanë qenë në bisedime për vazhdimin e qëndrimit të tij në Allianz Arena. Robben së…

Sport

21/02/2014 10:45

Arjen Robben ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës së tij në klub deri më 2017.

Ylli holandez ishte i lidhur me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2015 por palët tashmë një kohë të gjatë kanë qenë në bisedime për vazhdimin e qëndrimit të tij në Allianz Arena.

Robben së fundmi u shpreh optimist për rinovimin e kontratës me Bayernin dhe tani pritet ta zyrtarizojë atë pas ndeshjes kundër Hannoverit në fundjavë në kuadër të Bundesligës.

“Kemi kemi arritur marrëveshje në parim. Tani është vetëm çështje kohe para zyrtarizimit të kontratës”, deklaroi Robben për AZ.

“Ka shumë gjëra që janë duke ndodhur tani, shumë ndeshje dhe udhëtime. Andaj, mund të ndodh që ta finalizojmë atë pas takimit kundër Hannoverit”.

30-vjeçari iu bashkua Bayernit nga Real Madrid në verën e vitit 2009 dhe është zhvilluar në një prej futbollistëve kryesor të kampionit të Evropës.

Ai ka shënuar shtatë gola në 16 paraqitje në Bundesligë deri më tani gjatë këtij sezoni.

Bayern shpërblen Robbenin

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka shprehur besimin e tij se Arjen Robben do të vazhdojë kontratën e tij me klubin. Ylli holandez është aktualisht i lënduar dhe do të mungojë për gjashtë javë, por ka filluar stinorin në formë të jashtëzakonshme duke realizuar 13 gola në 19 ndeshje. 29-vjeçari është i lidhur…

Sport

09/12/2013 09:25

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka shprehur besimin e tij se Arjen Robben do të vazhdojë kontratën e tij me klubin.

Ylli holandez është aktualisht i lënduar dhe do të mungojë për gjashtë javë, por ka filluar stinorin në formë të jashtëzakonshme duke realizuar 13 gola në 19 ndeshje.

29-vjeçari është i lidhur me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2015 por Rummenigge beson se Robben nuk paraqet brengë për klubin sa i përket të ardhmes së tij afatgjate në klub.

“Ne jemi shumë të kënaqur me Arjenin”, deklaroi ish ylli i Gjermanisë Perëndimore për Sport1.

“Edhe pse ai do të mungojë për gjashtë javë, mendimi ynë për të nuk ka ndryshuar. Ne po ashtu jemi të njohur që ua kemi vazhduar kontratat shumë futbollistëve të lënduar, në të kaluarën”.

58-vjeçari shpreson se Robben do të mund të pensionohet në klub: “Ne mund ta paramendojmë edhe këtë”. Robben iu bashkua Bayern Munichut më 2009 nga Real Madrid.

LM