Bayern Munich rivalizohet nga Barcelona për top-sulmuesin

Bayern Munich kërkon që t’i bëjë disa ndryshime në janar.

Sport

03/10/2018 13:05

Skuadra gjerman është duke planifikuar që të transferoj disa lojtarë, pasi tashmë i di pikat e dobëta.

Bayern Munich është duke tentuar që në afatin e janarit ta transferoj sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe, përcjell “lajmi.net”.

Por, bavarezët janë duke u rivalizuar edhe nga Barcelona që gjithashtu e do transferimin e sulmuesit.

Lille është e gatshme ta shesë lojtarin, nëse marrin ofertën mbi 30 milionë euro. /Lajmi.net/