Bayern Munich me super përforcim të ri (FOTO)

Ai që pritet të jetë blerja e re e gjigantit bavarez është mesfushori i Schalke 04, Leon Goretzka.

Sport

03/10/2017 15:10

Bayern Munich nuk e ka filluar mirë sezonin e ri në Bundesligë. Rezultatet e dobëta të kampionit në fuqi janë përcjell me shkarkimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Por, drejtuesit e klubit planifikojnë të sjellin përforcime për t’i dhënë fund problemeve.

Ai që pritet të jetë blerja e re e gjigantit bavarez është mesfushori i Schalke 04, Leon Goretzka, përcjell “lajmi.net”.

I kërkuari nga Liverpool, Manchester United, Juventus dhe Barcelona ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Bundesliga. /Lajmi.net/