Baseli i shqiptarëve, kampion i Zvicrës

Futbollistët shqiptarë, Arlind Ajeti dhe Taulant Xhaka, janë shpallur kampionë të Zvicrës me ekipin e tyre, Basel. Fitorja 3:1 ndaj Aarau ishte e mjaftueshme për këtë skuadër të trofeshme zvicerane.

Sport

15/05/2014 23:57

Shqiptarët janë sonte në festë. Në fakt, Baseli është shpallur kampion i Zvicrës dhe për këtë sukses kanë arsye të festojnë edhe Arlind Ajeti dhe Taulant Xhaka, dy futbollistët shqiptarë që janë pjesë e këtij ekipi.

Fitorja me rezultat 3:1 ndaj Aarau ia siguroi edhe matematikisht titullin Baselit të enjten mbrëma.

Kjo skuadër tash ka 69 pikë, katër më shumë se Grasshoppers, vetëm një xhiro pa përfunduar sezoni.

Ndërkohë, sulmuesi kosovar Shkëlzen Gashi e vazhdoi serinë e jashtëzakonshme, duke shënuar në fitoren 4:1 ndaj Luzernit, me ç’rast ekipi i tij, Grasshoppers, do të përfundojë në pozitën e dytë në Super League zvicerane.