Basel bën shaka me Liverpoolin (Foto)

Basel e eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve duke barazuar 1:1 në Anfield, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Kurse, më pas ka bërë shaka me Reds në Instagram. 

Sport

10/12/2014 10:58

Basel barazoi 1:1 në udhëtim te Liverpool dhe ky rezultat i mjaftoi për t’u kualifikuar tutje në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Kurse, Reds u përshëndetën nga gara. Dhe, sikur kjo nuk mjaftoi, profili zyrtar i Baselit në Instagram ka publikuar një fotografi që ngacmon Liverpoolin, por edhe Chelsean e Tottenhamin, skuadra të tjera angleze që i kanë mposhtur në 18 muajt e fundit.

Në të shihen nga një futbollist i Chelseas dhe Tottenhamit duke e mbajtur një të dëshpëruar të Liverpoolit me thirrjen legjendare: “You’ll never ëalk alone”, së bashku me vitet kur i kanë mposhtur skuadrat angleze.