Bartra, zgjidhja e problemit

Marc Bartra, me tri paraqitjet e fundit në qendër të mbrojtjes i ka dhënë fund një debati të gjatë që e ka përcjellur Barcelonën në muajt e fundit. Gjiganti katalan kërkoi një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk e solli atë ndërsa pritej se do të jetë të kërkim të tij edhe pas…

Sport

04/10/2013 17:40

Marc Bartra, me tri paraqitjet e fundit në qendër të mbrojtjes i ka dhënë fund një debati të gjatë që e ka përcjellur Barcelonën në muajt e fundit.

Gjiganti katalan kërkoi një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të verës, por nuk e solli atë ndërsa pritej se do të jetë të kërkim të tij edhe pas rihapjes së tregut të futbollistëve në janar.

Mirëpo, paraqitjet fantastike të Bartras në duelet e fundit kanë bërë që klubi të braktis idenë e angazhimit të një qendërmbrojtësi, me përjashtim të ndonjë lëndimi të rëndë, raporton Marca. Bartra ka dëshmuar se e meriton të luajë për Barcelonën.

Ai shfaqi siguri të lartë kundër Real Sociedadit dhe Almerias në La Ligë kurse ishte i pakalueshëm edhe kundër Celticut në Ligën e Kampionëve të martën.

Të gjitha dyshimet janë shuar. Bartra e shfrytëzoi rastin dhe të gjithë pajtohen se ai është qendërmbrojtësi i katërt i Barcelonës që garanton siguri në mbrojtje.