Bartësit e grupeve në Ligën e Kampionëve

Në bazë të koeficientit të pjesëmarrësve të publikuar nga UEFA, janë mësuar emrat e skuadrave që do të jenë bartës të grupeve në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Sport

01/08/2014 17:06

Në pritje të play-offit dhe shortit të caktuar për 28 gusht në Montecarlo, UEFA ka publikuar koeficientet e pjesëmarrësve në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Pozitat, nëse përjashtojmë bartësit e grupeve nuk janë definitive dhe mund të pësojnë ndryshime, varësisht nga rezultatet e dueleve të play-offit.

Skuadrat që do të jenë bartëse të grupeve janë kampioni në fuqi Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Chelsea, Benfica, Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Schalke 04.

Kurse, kampioni i Italisë Juventus e ka pothuajse të sigurt vazon e dytë në short, ndërsa e rikthyera këtë edicion Roma rrezikon të mbetet në vazon e katërt.