Barcelona zgjedh përforcimin e ri, vjen nga Sevilla

Barcelona ka identifikuar një përforcim të ri për afatin kalimtar të verës.

Sport

11/05/2018 12:01

Barcelona mendon seriozisht për Clement Lenglet madje dëshiron ta mbyllë sa më shpejt blerjen e mbrojtësit francez.

Emisarët blaugrana kanë vëzhguar disa ndeshje 22-vjeçarin dhe janë të bindur se do të jetë përforcimi ideal per prapavijën dhe për të shmangur konkurrencën ofrojnë 30 milionë euro menjëherë.

Ky është edhe objektivi i Barcelonës sepse më 1 korrik për Lenglet hyn në fuqi klauzola e re e cila është 45 milionë euro, shumë që janë gati ta paguajnë disa klube të tjera të rëndësishme.