Barcelona vjen me reagim zyrtar për kartonin e kuq në ndeshjen kundër Girona

Barcelona ka vendosur ta apelojë kartonin e kuq të Clement Lenglet, të marrë në sfidën kundër Girona.

Sport

24/09/2018 19:12

Katalanët nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazimin me Girona në xhiron e pestë të La Ligas.

Ndeshja u përshkrua me shumë tensione kur Lenglet u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 34’ të ndeshjes, pasi gjyqtari u konsultua me VAR.

Skuadra Barcelonës pretendon se pikërisht VAR ka dëmtuar ata, tek momenti i kartonit të kuq për Lenglet.

Sipas njoftimit të skuadrës së Barcelonës, ata kanë vendosur të apelojnë kartonin e kuq të shqiptuar ndaj Lenglet, duke thënë se ndërhyrja nuk ishte e qëllimshme dhe erdhi si pasojë e një dueli mes dy lojtarëve./Lajmi.net/