Barcelona të transferojë Kovacicin?

Sipas raporteve më të fundit që arrijnë nga mediat spanjolle, mësojmë se Barcelona pritet që gjatë kësaj vere të transferojë mesfushorin e Interit, Mateo Kovacicin.

Sport

21/06/2015 20:35

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida, ka marrë një lajm të mirë nga skuadra e Interit për interesimin e tij për mesfushorin kroat, Mateo Kovacic.

Mundo Deportivo raporton se zikaltrit janë të gatshëm ta shesin yllin kroat gjatë këtij afati kalimtar.

Për shkak të fair play-it financiar, klubi zikaltër duhet të shes një nga yjet, ndërsa supozohet se ai do të jetë pikërisht Kovacic.

Interi gjerë tani ka shpenzuar 36 milionë euro për blerjen Kondogbias si dhe transferimin e Jao Mirandas nga Atletico.