Barcelona s’ka të ndalur, transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann mund të transferohet te Barcelona.

Sport

20/01/2018 12:13

Antoine Griezmann është objektivi i madh i Barcelonës, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi i Atletico Madridit pritet të largohet nga klubi madrilen në verën e vitit 2018.

Kurse, mediat spanjolle shkruajnë se e ardhmja e tij mund të jetë te rivali i madh nga La Liga, përcjell “lajmi.net”.

Madje, fakti se Philippe Coutinho nuk e mori fanellën me numrin 7, ka shtuar spekulimet se ajo tashmë është e rezervuar për Griezmannin. /Lajmi.net/