Barcelona shkëlqen me Sanchezin

Barcelona e nisi vitin e ri 2014 në mënyrë të jashtëzakonshme duke fituar 4:0 ndaj Elches në Nou Camp, në kuadër të xhiros së 18’të në La Ligë. Në mungesë të Lionel Messit i cili e përcolli ndeshjen nga tribunat dhe Neymarit i cili nuk luajti si titullar por u inkuadrua në lojë vetëm gjatë…

Sport

05/01/2014 16:51

Barcelona e nisi vitin e ri 2014 në mënyrë të jashtëzakonshme duke fituar 4:0 ndaj Elches në Nou Camp, në kuadër të xhiros së 18’të në La Ligë.

Në mungesë të Lionel Messit i cili e përcolli ndeshjen nga tribunat dhe Neymarit i cili nuk luajti si titullar por u inkuadrua në lojë vetëm gjatë dhjetë minutave të fundit, në skenë doli Alexis Sanchez i cili realizoi het-trik.

Ylli kilian e kaloi Barcelonën në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë, kurse avantazhin e vendasve e dyfishoi Pedro Rodriguez në minutën e 16’të.

Mesfushori Xavi Hernandez humbi një penallti pak minuta pas intervalit, por Sanchez realizoi edhe dy herë të tjera brenda gjashtë minutash (63 dhe 69) duke kompletuat het-trikun e tij dhe fitoren e thellë të Barcelonës.

Me këto tri pikë, gjiganti katalan u rikthye në pozitën e parë me 49 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid, por kryeson falë golaverazhit më të mirë.