Barcelona shet Turanin për një nga këta dy yje nga Premierliga

Coutinho dhe Ozil janë dy emra të njohur që qarkullojnë si objektiva të klubit nga Camp Nou për vitin 2018.

Sport

01/12/2017 13:06

Barcelona është e gatshme ta përdor mesfushorin Arda Turan në ofertë për transferimin e një përforcimi të ri.

Klubi katalan mund ta përdor yllin turk për blerjen e sulmuesit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Ose, ai mund të përcillet në ofertë për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil, përcjell “lajmi.net”.

Coutinho dhe Ozil janë dy emra të njohur që qarkullojnë si objektiva të klubit nga Camp Nou për vitin 2018. /Lajmi.net/