Barcelona shënon fitoren e gjashtë radhazi (VIDEO)

Barcelona ka shënuar edhe fitoren e gjashtë sezonale, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Sport

23/09/2017 22:34

Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde, ka mposhtur rivalët nga Katalunia, Gironan, me rezultat 0-3, në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas.

Dy golat e parë të Barcelonës, u shënuan autogola nga vendasit, konkretisht Aday dhe Iraizoz.

Golin e tretë e shënoi sulmuesi Luis Suarez.

Xhiron e ardhshme Barcelona në ‘Camp Nou’ e pret Las Palmas./Lajmi.net/


(Own goal) Espinosa B. HD – Girona 0-1… by Jek09Pre

Luis Suarez GOAL HD – Girona 0-3 Barcelona 23… by sofiene-l