Barcelona rifillon bisedimet me Jordi Alba

Barcelona ka nisur kontaktet e para me mbrojtësin Jordi Alba.

Sport

16/11/2018 16:58

Këto bisedime po bëhen në mënyrë që të arrihet një marrëveshje që zgjatë qëndrimin e lojtarit në “Camp Nou”.

Këto bisedime kishin ngecur për ca muaj, mirëpo tashmë kanë rifilluar, shkruan “Sport.es”, transmeton lajmi.net.

Alba ka pasur performanca të shkëlqyera në ndeshjet e fundit me skuadrën e tij. Ai madje rifitoi thirrjen në kombëtaren e Spanjës.

Nga më të rëndësishmet në javët e fundit ishin asistimi në “El Classico” si dhe goli i shënuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Inter. /Lajmi.net/