Barcelona – Pogba, ndodh ajo që pak kush e kishte pritur

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United.

Sport

22/09/2018 08:11

Barcelona ka shtuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

“Mirror” shkruan se klubi katalan vazhdon të jetë i interesuar për blerjen e yllit francez, në vitin 2019.

Pogba ka qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Old Trafford, përcjell “lajmi.net”.

Tani, Barcelona do të dërgojë skautë për ta ndjekur çdo ndeshje të Manchester United para ofertës përfundimtare me të cilën shpresojnë në blerjen e tij për më tepër se 130 milionë euro. /Lajmi.net/