Barcelona po e transferon yllin e rivalit nga La Liga

Barcelona është shumë afër ta transferoj një mbrojtës.

Sport

19/12/2018 12:57

Barcelona dëshiron ta transferoj Jeison Murillon nga Valencia.

Mbrojtësi është duke kaluar nëpër një formë të lartë në këtë sezon, andaj katalonasit e duan transferimin e tij në janar, përcjell “lajmi.net”.

Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen do të mungojnë deri në fund të janarit, andaj Barcelona e dëshiron transferimin e Murillos si zëvendësues të tyre.

Sipas gazetarit të ‘EsportsRAC1’, Barcelona është shumë afër transferimit të Murillos, por vetëm në formë të huazimit deri në fund të këtij sezonit me të drejt blerje. /Lajmi.net/