Barcelona po e shet yllin e skuadrës

Barcelona po përgatitet që ta shet Ivan Rakiticin në afatin e verës.

Sport

17/02/2019 21:24

Barcelona i ka ndaluar bisedimet me Ivan Rakiticin për kontratën e re.

Skuadra katalonase nuk dëshiron të rinovoj me kroatin, pasi ka marrë disa oferta të majme, përcjell lajmi.net.

Përveç ofertave nga Kina, Barcelona ka pranuar ofertë edhe nga PSG-ja për Rakiticin, andaj i kërkon 60 milionë euro nga shitja e tij.

Skuadra katalonase është e gatshme ta shet qysh në verë kroatin, andaj parisienët i duan shërbimet e tij. /Lajmi.net/