Barcelona në Premierligë? Vjen reagimi i Arsene Wengerit

Ku do të luaj Barcelona nëse Katalonia shpall pavarësinë nga Spanja?

Sport

02/10/2017 22:38

Kjo është tema aktuale sot në mediet sportive.

Krahina e Katalonisë më 1 tetor ka organizuar një referendum për shkëputje nga Spanja, dhe nëse arrin ta fitojnë pavarësinë, Barcelona mund të largohet nga La Liga.

Premierliga dhe Ligue 1, janë dy ligat e mundshme ku mund të transferohet Barcelona.

E për këtë çështje, sot ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, që ka deklaruar se angazhimi i Barcelonës në Premierligë, do ta bënte më të vështirë dhe më interesante garën për titull.

“Do të tentoj ta mësoj gjuhen katalane dhe nëse Barcelona dëshiron të luaj në Premierligë, do të bëhet edhe më e vështirë gara për titull”, ka deklaruar Wenger./Lajmi.net/