Barcelona ndryshon komplet formacionin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique do të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e ekipit për ballafaqimin e radhës në kuadër të La Ligës, kundër Rayo Vallecanos, të dielën.

Sport

06/03/2015 22:23

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për ballafaqimin e ardhdhëm kundër Rayo Vallecanos, në kuadër të La Ligës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Nga porta, ku Ter Stegen pritet të paraqitet në vend të Claudio Bravos, mbrojtja do të ketë një pamje krejt tjetër nga ajo e zakonshme.

Ky repart do të jetë i formuar nga Alves, Bartra, Mathieu dhe Adriano.

Ndryshime do të ketë edhe në mesfushë ku Rafinha e Iniesta do t’ua lirojnë vendin e tyre dyshes Rakitic e Xavi.

Kurse, në sulm Neymar do të mungojë për shkak të suspendimit, dhe në vend të tij do të luajë Pedro.

Por, nuk përjashtohet mundësia që Munir të zëvendësojë Luis Suarezin.