Barcelona mesazh Ronaldos

Zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Maestre, e ka kritikuar Cristiano Ronaldon, për deklaratat lidhur me bashkëlojtarët e tij.

Sport

29/02/2016 11:11

Cristiano Ronaldo deklaroi pas ndeshjes ndaj Atleticos se po të ishin të gjithë bashkëlojtarët në nivel me të, Reali do të ishte në vend të parë, edhe pse më vonë shtoi se e kishte fjalën për aspektin fizik dhe nuk kishte qëllim ta ofendonte askend.

I pyetur për këtë veprim të portugezit, zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Maestre, e ka bërë të ditur se lojtarët e klubit katalunas kurrë nuk do të bënin veprime të tilla.

“Lojtarët tanë kurrë nuk do të bëjnë deklarata si ajo e Cristianos. I shikojmë këto gjëra gjithmonë para se ta transferojmë ndonjë futbollist”, u shpreh Maestre për Marca, përcjell Lajmi.net.