Barcelona i bën ofertë të “çmendur” Dybalas, e merr përgjigjen e Juventusit

Juventusi e cilëson të pa shitshëm sulmuesin Paulo Dybala.

Sport

17/07/2017 19:47

‘Zonja e Vjetër’ së fundi ka refuzuar një ofertë prej 95 milionë euro të Barcelonës për sulmuesin argjentinas.

Lajmin e ka bërë të ditur media italiane ‘Corriere dello Sport’.

Përndryshe ëndrra e Dybalas është që një ditë të vesh fanellën e Barcelonës, e të luaj me Lionel Messin./Lajmi.net/