Barcelona gjen Puyolin e ri

Carles Puyol do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit, dhe Barcelona është hedhur në sulm në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për të shërbyer përkrahje për Gerard Piquen dhe Javier Mascheranon, së bashku me të riun Marc Bartra. Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, në listën e drejtorit sportiv të gjigantit jatalan,…

Sport

25/02/2014 16:58

Carles Puyol do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit, dhe Barcelona është hedhur në sulm në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për të shërbyer përkrahje për Gerard Piquen dhe Javier Mascheranon, së bashku me të riun Marc Bartra.

Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, në listën e drejtorit sportiv të gjigantit jatalan, Andoni Zubizarreta janë pesë emra, por në mesin e tyre veqohet argjentinasi Mateo Musacchio, mbrojtës i rivalit nga La Liga, Villarreal që vlerësohet në 30 milionë euro.

Përveç tij, Barcelona thuhet se është e interesuar edhe për anëtarin e Athletic Bilbaos Aymeric Laporte, por ky kushton edhe më shtrenjtë, 36 milionë euro.

Në radhën e dytë vjen Mangala nga Porto, i cili kërkohet edhe nga shumë klube të tjera të mëdha evropiane dhe vlen rreth 25 milionë euro.