Barcelona fitoi ndeshjen, humbi posedimin

Barcelona mposhti Rayo Vallecanon 4-0 të shtunën mbrëma por dështoi të jetë superiore ndaj kundërshtarit në aspektin e posedimit, për herë të parë pas 317 ndeshjesh. Pavarësisht fitores së thellë pas het-trikut nga Pedro Rodriguez dhe golit tjetër nga Cesc Fabregas, statistikat në fund të takimit treguan se skuadra e Gerardo Martinos ishte në disavantazh…

Sport

22/09/2013 08:00

Barcelona mposhti Rayo Vallecanon 4-0 të shtunën mbrëma por dështoi të jetë superiore ndaj kundërshtarit në aspektin e posedimit, për herë të parë pas 317 ndeshjesh.

Pavarësisht fitores së thellë pas het-trikut nga Pedro Rodriguez dhe golit tjetër nga Cesc Fabregas, statistikat në fund të takimit treguan se skuadra e Gerardo Martinos ishte në disavantazh 51-49 përqind, sa i përket posedimit të topit.

Të shquar për lojën e famshme tiki-taka që bazohet në posedim të topit dhe pasime të shpeshta mes vete, Barcelona e mbajti topin më tepër se kundërshtarët në 247 ndeshje nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe 60 duele të tjera zyrtare me Tito Vilanovan.

Por, pas vetëm tetë takimesh pas ardhjes së Martinos, Barcelona me Alex Songun në mesfushë të vend të Sergio Busquetsit, përfundoi në disavantazh sa i përket përqindjes së posedimit të topit.

Hera e fundit që kishte ndodhur kjo ishte 7 maji i vitit 2008 kur Barcelona e Frank Rijkaardit humbi 4-1 nga Real Madrid në Santiago Bernabeu.