Barcelona e rikthen në radar mbrojtësin fantastik

Barcelona kërkon që të përforcohet urgjent në mbrojtje.

Sport

17/10/2018 10:59

Me Samuel Umtitin dhe Thomas Vermaelen, të lënduar, Barcelona dëshiron që të bëjë një transferim urgjent në janar.

Sipas ‘Radio Catalunya’, blaugranasit dëshirojnë që ta transferoj mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano, përcjell “lajmi.net”.

Në radarin e Barcelonës është edhe Toby Alderweireld i Tottenhamit, mirëpo listës i prinë anëtari i skuadrës gjermane.

Vlera e mbrojtësit në treg është 30 milionë euro, por nënshkrimi i tij do të ishte shumë më i shtrenjtë.

Upamecano ngjashmëri me Umtitin, ku ka një kontratë deri në vitin 2021 me një klauzolë prej 100 milionë eurosh, një shumë e vështirë për Barcelonën. /Lajmi.net/