Barcelona e largon Minan pas transferimit të Vidal, arsyeja është interesante

Transferimi i Vidal komplikon situatën e Minas.

Sport

03/08/2018 14:58

Vazhdon të diskutohet e ardhmja e mbrojtësit Yerry Mina te Barcelona.

Kolumbiani nuk është i gatshëm të pranojë pozitën e zëvendësuesit, përcjellë “Lajmi.net”.

Mirëpo, Barca nuk ka tentuar ta bindë fare për të qëndruar. Kjo për shkak të transferimit të Arturo Vidal.

Me ardhjen e kilianit, Barcelona ka mbushur numrin e lojtarëve ekstrakomunitarë që janë në dispozicion.

Kësisoj, Mina shihet gjithnjë e më larg “Camp Nout”.

Favoriti për transferimin e tij është Manchester United./ Lajmi.net/