Barcelona e dërgon në CAS çështjen e Neymarit

Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet në çështjen e suspendimit të Neymarit nga Federata e Futbollit të Spanjës për tre ndeshje.

Sport

21/04/2017 17:00

Në njoftimin e bërë nga Barcelona, thuhet se klubi pas refuzimit të ankesës nga Federata e Futbollit të Spanjës, do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, duke kërkuar atje uljen e dënimit prej tre ndeshjesh për sulmuesin e tyre Neymar, të cilën e kërkojnë të jetë i gatshëm për ndeshjen ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit, të dielën më 23 prill.

“Pasi Federata e Futbollit të Spanjës refuzoi zbutjen e dënimit të Neymarit prej 3 ndeshjeve, tani do të apelojmë në CAS”, thuhet në njoftimin e katalanasve./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy