Barcelona e demoloi Osasunën

Barcelona e ka demoluar Osasunën, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:0, në kuadër të xhiros së 28’të të La Ligas. Lionel Messi ka qenë protagonist i gjigantit katalunas, duke realizuar tre gola,në minutat 18, 63 e 88, ndërsa nga një gol e shtuan edhe Alexis Sanchez (22’), Andres Iniesta (34’), Cristian Herrara Tello…

Sport

16/03/2014 17:59

Barcelona e ka demoluar Osasunën, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7:0, në kuadër të xhiros së 28’të të La Ligas.

Lionel Messi ka qenë protagonist i gjigantit katalunas, duke realizuar tre gola,në minutat 18, 63 e 88, ndërsa nga një gol e shtuan edhe Alexis Sanchez (22’), Andres Iniesta (34’), Cristian Herrara Tello (78’) e Pedro Rodrriguez (90’).

Falë kësaj fitoreje, Barcelona e mbajti hapin me kryesuesin Real Madrid, me të cilin do të përballet të dielën e ardhshme në Santiago Bernabeu, në El Clasicon e radhës.

Ky duel do të përcaktojë shumëçka rreth titullit të kampionit, në kampionatin spanjoll.

Në rast të fitores së Realit, madrilenët do të ishin shumë afër titullit. E në anën tjetër, në rast se fitojnë Messi me shokë, do ta hapin garën për titull.