Barcelona-Dembele, “Bild” konfirmon lajmin shokues

Është zbuluar çmimi total që do ta paguajë Barcelona për Ousmane Dembelen.

Sport

15/09/2017 18:46

Transferimi i anësorit do t’i kushtojë Barcelonës gjithsejt 145 milionë euro.

Detajet janë zbuluar nga gazeta gjermane “Bild”, përcjellë “Lajmi.net”.

Çmimi i transferimit ishte 105 milionë euro, por 40 milionë të tjera do të hyjnë në kuadër të klauzolave të ndryshme.

Barca do të duhet të paguajë 10 milionë euro më shumë nëse Dembele i zhvillon së paku 50 ndeshje zyrtare.

Shuma tjetër e parave është pjesë e klauzolave tjera, përfshirë këtu një pjesë të konsiderueshme që e fiton ish-ekipi i Dembeles, Rennais. /Lajmi.net/