Barcelona – Alaves, ndeshje speciale për Suarezin

Luis Suarez do të zhvillojë një ndeshje jubilare me ekipin e Barcelonës.

Sport

18/08/2018 13:27

Luis Suarez do të zhvillojë një ndeshje speciale në duelin e Barcelonës ndaj Alavesit në xhiron e parë të La Ligës.

Skuadra kampione në fuqi sonte do ta fillojë mbrojtjen e titullit me takimin kundër Alavesit në Camp Nou.

Kurse, nëse paraqitet sonte, për Suarezin do të jetë një ndeshje jubilare si futbollist i Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Suarez mund ta bëjë paraqitjen e 200-të si futbollist i ekipit katalan.

Ai debutoi më 25 tetor të vitit 2014 në “El Clasico” ndaj Real Madridit dhe prej asaj kohe është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë të Barcelonës. /Lajmi.net/