Barça e shet Bojanin në Stoke City

Bojan Krkic është larguar përfundimisht nga Barcelona. Sulmuesi spanjoll është shitur në Stoke City, me të cilin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Sport

22/07/2014 22:44

Stoke City ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Bojan Krkic. Klubi anglez nuk ka treguar se sa i ka kushtuar 23 vjeçari, i cili u bë përforcimi i pestë pas Mame Biram Diouf, Steve Sidwell, Phil Bardsley e Dionatan Teixeira.

Menaxheri Mark Hughes e ka lavdëruar ish futbollistin e Romës, Milanit e Ajaxit.

Bojan shënoi 26 gola nga 120 ndeshje me Barcelonën, por i kaloi në huazim tri sezonet e fundit.