Barca dhe PSG prijnë në garën për yllin portugez

Barcelona dhe Paris Saint Germain janë duke u përballur në një tjetër garë në fushën e transferimeve.

Sport

18/02/2019 17:43

Pasi u përballen ashpër për Frenkie de Jong, garë të cilën e fitoi skuadra katalane, ata tani janë kthyer për yllin portugez.

Joao Felix i Benficas ka përfunduar në radarin e dy gjigantëve evropianë, por interesim për të ka edhe nga Man Utd.

‘The Sun’ shkruan se PSG dhe Barca po prijnë garën për lojtarin, i cili ka klauzolë liruese prej 120 milionë eurove.

Lojtari po shkëlqen në fanellën e Benfica, duke bërë kështu që ai të jetë në listën e dëshirave të gjigantëve evropianë.

Mbetet të shihet nëse kampionët e Francës do t’i hakmerren skuadrës katalane për disfatën e quajtur De Jong. /Lajmi.net/