Barazon Barcelona

Barcelona luajti baras 1:1 me Nicen në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Allianz Riviera, Francë. Gjiganti katalan u paraqit me disa prej përforcimeve të reja por ata nuk i mjaftuan për të shënuar fitore.

Sport

02/08/2014 23:50

Barcelona barazoi me Nicen me rezultat 1:1 në ndeshjen miqësore në Allianz Riviera, Francë.

Me përforcimet e reja, portierin Marc Andre Ter-Stegen, mbrojtësin Jeremy Mathieu dhe mesfushorin Ivan Rakitic të inkuadruar në fillim të pjesës së dytë, gjiganti katalan nuk arriti të shënojë fitore.

Në fakt, Nice kaloi e para në epërsi me golin e Dario Cvitanich nga penalltia në minutën e 21-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës franceze.

Dhe, pas shumë përpjekjeve Barcelona më në fund e gjeti golin e barazimit kur Xavi realizoi nga penalltia në minutën e 68-të. Në minutat në vazhdim nuk pati më gola dhe skuadrat u ndanë në barazim.