Barazon Atletico, Torres shënon dy gola në ndeshjen e lamtumirës

Atletico Madrid ka barazuar 2:2 me Eibar në shtëpi në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 38-të të La Ligas.

Sport

20/05/2018 20:19

Kjo ndeshje, ishte e një rëndësie të madhe për Fernando Torres, që po zhvillonte paraqitjen e fundit për skuadrën e tij të zemrës, Atletico Madridin.

E fund më të mirë s’ka menduar as Torres, që shënoi dy herë në lamtumirën e tij.

Për mysafirët shënuan Kike dhe Pena.

Atletico Madrid e mbyll sezonin në La Liga në vendin e dytë me 79 pikë./Lajmi.net/