Bankroton David James

David James ka falimentuar. Ish portieri anglez e ka paraqitur bankrotimin, duke mbetur pa 20 milionë funte, të cilat i kishte fituar gjatë karrierës si portier. 43 vjeçari tash punon si ekspert futbolli.

Sport

16/05/2014 22:47

David James është deklaruar i bankrotuar, pasi mbeti pa pasurinë e tij prej plot 20 milionë funtesh.

Ish portieri anglez ka paraqitur kërkesë të debitorit në Hertford County Court të premten, pasi ka pësuar humbje masive të parave.

James, 43 vjeçar, e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në nivele të larta me Liverpool, Manchester City dhe me Përfaqësuesen e Anglisë.

Në mënyrë të pabesueshme, shkurorëzimi i kushtueshëm me gruan e tij Tanya në vitin 2005, citohet të jetë njëra prej arsyeve që qëndrojnë pas vendimit të tij për ta paraqitur falimentimin.

James, i cili kishte zhvilluar 53 paraqitje me Anglinë, aktualisht punon si ekspert në BT Sport.