Bale nuk shkëmbehet me Di Marian

Menaxheri i yllit të Real Madridit, Gareth Bale, ka insistuar se klienti i tij nuk do të shkëmbehet me përforcimin e ri të Manchester Unitedit, Angel Di Maria.

Sport

11/11/2014 14:27

Gareth Bale nuk do të shkëmbehet me Angel Di Marian.

Në ditët e fundit kanë filluar të qarkullojnë spekulime se ylli i Real Madridit mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me përforcimin e ri të Manchester Unitedit.

Por, menaxheri i Bale, David Manasseh ka mohuar mundësinë e realizimit të një marrëveshje të tillë.

“Spekulimet rreth një shkëmbimi të tillë janë absolutisht të pabaza. Nuk është e vërtet as se Bale dëshiron të kthehet të luaj në Premierligë. Në Madrid ndihet shumë mirë dhe dëshiron të vazhdojë të vesh fanellën e Realit”, deklaroi Manasseh për portalin italian “Calciomercato.it”.