Bale kritikon Premierligën

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka pranuar se mbeti i befasuar nga aftësia teknike e secilit futbollist në La Ligë duke shpjeguar se në Spanjë “nuk ka topa të gjatë si në Angli”. Reprezentuesi uellsian iu bashkua Los Blancos nga Tottenham gjatë verës së vitit të kaluar për rekord 100 milionë euro dhe pas…

Sport

13/03/2014 17:52

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka pranuar se mbeti i befasuar nga aftësia teknike e secilit futbollist në La Ligë duke shpjeguar se në Spanjë “nuk ka topa të gjatë si në Angli”.

Reprezentuesi uellsian iu bashkua Los Blancos nga Tottenham gjatë verës së vitit të kaluar për rekord 100 milionë euro dhe pas problemeve fillestare me lëndime, ka filluar të shkëlqejë në Spanjë.

Në fakt, Bale është i kënaqur me avancimin e tij dhe mënyrën si është përshtatur në një ligë ku secila skuadër mundohet të luajë futboll të ndërtuar me pasime.

“Kam kaluar gjashtë muaj shumë të mirë në Madrid”, deklaroi Bale.

“Ajo që më ka befasuar më së shumti në La Ligë është taktika. Secila skuadër këtu di të luajë futboll, pason dhe lëviz. Nuk ka topa të gjatë si në Angli. Vërtetë jam duke u kënaqur në këtë ligë të mrekullueshme”.