Bale fiton 31 centë në sekondë

Gareth Bale u bë përforcimi më i shtrenjtë në botë kur gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua Real Madridit në transferim me vlerë prej rreth 100 milionë eurosh. Ylli uellsian braktisi Tottenhamin duke vazhduar karrierën te nëntë herë kampioni i Evropës, ku përveç mundësisë për të luftuar për tituj të rëndësishëm do të ketë…

Sport

11/09/2013 10:26

Gareth Bale u bë përforcimi më i shtrenjtë në botë kur gjatë afatit kalimtar të verës iu bashkua Real Madridit në transferim me vlerë prej rreth 100 milionë eurosh.

Ylli uellsian braktisi Tottenhamin duke vazhduar karrierën te nëntë herë kampioni i Evropës, ku përveç mundësisë për të luftuar për tituj të rëndësishëm do të ketë edhe përfitime dukshëm më të mëdha.

Bale thuhet se ka pagë prej 10 milionë eurosh në stinor dhe kjo ka bërë që e përditshmja sportive spanjolle Marca të bëjë një shpjegim të detajuar deri në sekonda, se sa do të jenë të hyrat e tij në Real Madrid.

Paga mujore e Bale me gjiganti spanjoll është 830.000 euro. Në javë ai do të përfitojë 192.000 euro, kurse një ditë e tij vlen 27.000 euro. Për më tepër, brenda një ore, Bale përfiton 1.141 euro përkatësisht 19 euro në minutë.

Krejt në fund, Bale fiton 31 centë në sekondë.