Babai i Mustafit e pranon: Na ka kontaktuar Reali

Babai i Shkodran Mustafit, Kujtim Mustafi ndihet tejet i lumtur që Real Madridi po i kërkon shërbimet e tij.

Sport

29/06/2015 09:57

Babai i Shkodran Mustafit ka pranuar se Real Madridi ka kontaktuar me të për një transferim të Mustafit në Bernabeu.

Ai thotë se kur një skuadër e tillë interesohet për ty, atëherë kjo të bënë të ndihesh tejet i lumtur, transmeton Gazeta Olle.

“Është e vërtetë se ka pasur kontakte përmes telefonit në lidhje me Shkodranin. Madridi janë klub i madh me shumë sukses. Natyrisht do të gënjeja nëse do të thoja se nuk do ta doja djalin tim të nënshkruante për këtë klub”, u shpreh ai.